SHËRBIMET MJEKËSORE

Mrekullitë natyrore të kësaj qendre rehabilituese, uji termal, shërues për shumë sëmundje dhe ambienti i jashtëzakonshëm i shndërruar në park madhështor, i përshtatshëm për shëtitje dhe pushim janë arsyjet e rritjes së numrit të vizitorëve.

ONIX Banja e Pejës ka klimë kontinentale, me temperaturë mesatare vjetore prej 11 gradë celsius. Uji termal i kësaj banje i takon grupit të ujërave Kalcium-Magnez-Bikarbon të ujit dioksid të tharta karbonike sipas termeve the definicioneve Europiane për ujëra shëruese. Temperatura e tij është 48 gradë Celcius, kurse sipas vlerësimeve të fundit kapaciteti i burimit arrin në 18 lit/sek.

Ky ujë ka zgjuar interesim të veçant edhe tek shumë ekpertë ndërkombëtar, i cili është analizuar nga Instituti ndërkombëtarë Fresenius, Europe Spa Med and Wellness si dhe Balneotherma, të cilët e vlerësonë këtë ujë si një ndër ujërat shërues më unik në botë.

 Uji i Banjës së Pejës ka fuqi shëruese për shumë sëmundje. Që prej vitit 1957, Instituti Mjekësor dhe Hidrologjiko-Klimatologjik I Beogradit ka bërë analiza të thella të ujit termal dhe ka identifikuar se uji mund të trajtoj sëmundje si: reumatizmi, ishijasi, disa sëmundje të lëkurës, disa sëmundje të nervave, disa sëmundje të eshtrave, disa sëmundje kronike të grave, si dhe ndihmon në shërimin e eshtrave të lënduara, për më tepër, në kuadër të lixhës shumë operime terapeutike fizike të mjekësisë rehabilituese mundësohen përmes larjes, gjimnastikës, masazhës dhe praktikave të tjera.

  

DISA FAKTE PËR UJIN E BANJËS

Ky ujë është përdorur në masë të madhe si banjë për përdorim të jashtëm, dhe shumë pak është njohur për pije. Por analizat dhe raportet e fundit nga institutet dhe laboratoret me renome ndërkombëtare si Instituti për analiza, Fresenius me Seli në Berlin, dhe Raportet balneologjike për ujëra termo mineral në Europë, Europespa The International Quality System for Medical Spa and Wellnes raportojnë se uji termal i Banjes se Pejës mund të përdoret edhe për pije për kurimin e disa sëmundjeve si dhe për  inhalim:

  • Uji termik hynë në ujërat shërues mineral karbondioksid biokarbonat me kalcium-magnezium me1970 mg/l minerale, sipas përkufizimit të EuropeSpa.
  • Ka Temperatura 48 C.
  • Sipas mineraleve të gjeta në ujë, ky ujë buron në një thellësi më shumë se 5000m, dhe daton për më shumë se 6000 vjet më parë.
  • Ky ujë është analizuar dhe krahasuar me më shumë se 500 burime tjera të Evropës dhe parametrat kimike të ujit të Banjës së Pejës tregojnë se është një ujë mjaft unik dhe i pakrahasueshëm në mineralizimin e tij me ujëra tjerë termik të evropës.
  • Uji i Banjës së Pejës ka zgjuar interesim shumë të madh nga shumë institucione jo vetëm evropiane por edhe më gjerë.

Balneoterapi e brendshme – kurë e pijshme (Ca2+, Mg2+ HCO3-)

  • Sëmundjet kronike inflamatore të traktit urinar
  • Parandalimin e gurëve në veshkë
  • Sëmundjet kronike inflamatore të zorrëve
  • Çrregullimet funksionale të zorrëve
  • Diabet melitus -sëmundjen e sheqerit
  • Semundjeve dhe ekzema te pankreasit
  • Rregullon ritmin e zemrës
  • Sistemin nervor
  • Përmirëson metabolizimin
  • Ngrit imunitetin

Balneoterapia e brendshme– kurë inhaluese (Ca2+, HCO3-)

  • Sëmundjet respiratore jotuberkuloze, veçanërisht ato ngjitëse dhe alergjike

Balneoterapi e jashtme – vaskë e e pjesshme ose e tërë trupit (37-40°C)

  • Sëmundje muskulo-skeletale
  • Sëmundje neurologjike
  • Sëmundje gjinekologjike
  • Sëmundje urologjike
  • Sëmundje onkologjike
  • Stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut
  • Stimulon metabolizimin
  • Dystoniavegjetative
  • Stresi kronik
  • Rregullon sistemin kardiovaskulare
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut
  • Hipertensionin
  • Sëmundjeve kronike të lëkurës
  • Desinfektues natyral
  • Trajtimin e sterilitetit femror
  • Ngrit imunitetin
  • Probleme geriatrike

 

SHËRIMI I SËMUNDJEVE

Banja ndihmon shërimin e të gjitha formave të reumatizmit, qofshin ato inflamator, degjenerativ, ekstraartikular, dhe metabolik;

Sëmundjet neurologjike: parezat e dhe paralizat, gjendjet pas trajtimit operativ cerebral si dhe ato pas operacioneve neurokirurgjie (diskus hernia, ishaligjia, etj.)

Sëmundjet traumatologjike: gjendjet pas ndërhyrjeve kirurgjikoortopedike të ekstremiteteve dhe kolonës vertodrale;

Sëmundjet kardiovaskulare: gjendjet pas infarktit të zemrës dhe komprometimet e qarkullimit periferik të gjakut;

Sëmundjet dermatologjike: psoriaza dhe eckemi kronik;

Sëmundjet gjinekologjike: steriliteti, adneksiti kronik, e të tjera.

 

Për të gjitha këto sëmundje stafi i specializuar i shërbimeve mjekësore dhe rehabilituese ofron kushte optimale për preventivë, shërim dhe rehabilitim. Për këtë ndihmon edhe aparatura më bashkëkohore të cilën e posedon ONIX Banja e Pejës.

 

METODAT E PRAKTIKËS SHËRUESE

Hidroterapia – Kjo formë realizohet në gjashtë pishina dhe shumë vaska me ujë termomineral, por edhe në vaska speciale për hidromasazhë dhe hidrogjimnastikë (edhe me masazhe nënujore me galvanizim).

Larja në pishinë

Larja në vaska

Kinezi terapia – Shërimi organizohet në mënyrë individuale apo edhe grupore, gjithnjë në mbikëqyrje të fiziatrit dhe fizioterapeutëve. Për këtë lloj terapie janë të siguruar mjetet më bashkëkohore për kineziterapi. Në kuadër të kineziterapisë ofrohen edhe këto terapi:

  • Pasive/Aktive
  • Aktive të ndihmuara
  • Koordinimi
  • Masazha
  • Kiroterapia

Elektroterapia – Për elektroterapi janë siguruar pajisjet më bashkëkohore të cilat mundësojnë aplikimin e rrymave me frekuenca të ulëta dhe të larta. Sipas nevojës për disa të sëmurë organizohen edhe forma të tjera të terapisë, siç janë ultrazëri, fototerapia, termoterapia, ekstensioni, sauna etj. (për këtë formë është e siguruar Ergometria e kompjuterizuar). Në kuadër të elektroterapisë, këto janë terapitë të cilat ofrohen në Banjën e Pejës ONIX:

  • Elektrostimulimi
  • Rrymat Diadinamike
  • Rrymat Galvanike
  • Elektroforeza
  • TENS
  • Rrymat interferente
  • Magnetoterapia

Termoterapia – në kuadër të termoterapisë, stafi i kualifikuar dhe pajisjet moderne teknologjike mundësojnë ofrimin e këtyre terapive mjekësore në Banjën e Pejës ONIX:

  • DVSH
  • Mikrovala
  • Ultrazëri (Terapi)
  • Parafina
  • Parafango
  • Krioterapia

Vizitat ambulantore – për vizitat ambulantore Banja e Pejës ONIX ofron këto shërbime:

  • Dhënja e injeksionit
  • Dhënja e infuzionit
  • Glicemia (matja e sheqerit)
  • Fashimi i plagës dhe fashimi
  • Dhënja e udhëzimit për diagnostikim
  • Vënja e kanilës