ONIX Banja e Pejës paraqet një ambient jashtëzakonisht impresiv, jo vetëm si vlerë natyrore, si peizazh me një klimë të përshtatshme, kontinentale, por edhe me resurset që i ka të cilat e bëjnë të vlerësohet si mrekulli natyrore, si banjë më e veçantë në tërë Ballkanin, me lartësi mbidetare 535-540 m. Termi “ilixha” vjen nga turqishtja, domethënë: banjë.

Famën e të veçantës e mban për shkak të pozitës gjeografike. Ambienti i Banjës përbëhet nga hapësira të mbuluara me drurë të lartë, si hapësirë malore, pastaj me pasuritë nëntokësore, në formën e mermerit dekorativ, me sasi të shumta të mermerit Onix. Nga ky lloj i mermerit është ndërtuar edhe një pjesë e hollit të Shtëpisë së Bardhë në Washington. Ambientin e Banjës së Pejës e bëjnë atraktiv edhe atraksionet e natyrës që e rrethojnë, siç janë: Ujëvara e Radacit, Shpella e Radacit në gjatësi prej 2000 metra, pastaj Shpella e Dushit në kanionin e lumit Mirusha, Gryka e Rugovës, etj. Banja ka shtrirje në pjesën veriore të Dukagjinit, me pamje nga veriu drejt maleve të Mokrës (1850 m.) dhe nga ana veriperëndimore drejt maleve të Zhlebit (2350 m.), ndërkaq nga jugperëndimi dhe perëndimi rrethohet me malet e larta Hajlet dhe malet e Rugovës.

ONIX Banja e Pejës   ka një ekip të ekspertëve, që kanë përvojë të madhe, si fiziatratë, internistë-reumatologë, internistë-kardiologë, neurologë, ortopedë, radiologë dhe një numër të madh të fizioterapeutëve të lartë e të mesëm, terapeutë të lartë të punës dhe motra si dhe teknikë mjekësorë. Në kuadër të pajisjeve mjekësore hyjnë edhe pajisjet bashkëkohore për diagnostikë funksionale (EKG, Ergometria e kompjutereizuar, RTG kabineti dhe laboratoriumi biokimik).